Rumani

Për udhëtimet drejt Rumanisë, shtetasit shqiptarë nuk kanë më detyrim paraqitje Certifikatë vaksinimi, vërtetim për kalimin e sëmundjes apo test negativ RT-PCR.

Gjithashtu, detyrimi për karantinim është hequr por kërkohet plotësimi i formularit online, të paktën 24 orë para hyrjes në Rumani, që gjendet në linkun: https://plf.gov.ro/login

Për të hyrë në territorin e Rumanisë, shtetasit shqiptarë nuk duhet të kenë ndalim hyrje në ndonjë nga vendet e zonës Schengen ose të Bashkimit Evropian, si dhe duhet të kenë me vete dokumentet si më poshtë:

  1. Pasaportën biometrike të vlefshme të paktën edhe 3 muaj pas datës që planifikohet largimi nga territori i Rumanisë;
  2. Një ftesë nga një qytetar rumun apo një shtetas i huaj me qëndrim të rregullt në Rumani ose prenotimin e një hoteli për periudhën e qëndrimit;
  3. Para të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit, 50 Euro dita por jo më pak se 500 Euro gjithsej. Në rast të përdorimit të Kartave bankare, duhet të kenë me vete vërtetimin e bankës për gjendjen e parave në llogarinë bankare të lidhur me kartën;
  4. Sigurimin shëndetësor ndërkombëtar për periudhën e qëndrimit në Rumani;
  5. Biletën e kthimit, në rastin e udhëtimit në rrugë ajrore.

Source

Stay Connected
255FansLike
473FollowersFollow
Must Read
Related News