HomeAlbaniaBullgari

Bullgari

Nga data 1 prill – 15 maj 2022, të gjithë qytetarët, pavarësisht nga shteti i origjinës mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë me paraqitjen e një prej dokumenteve të mëposhtme:

  1. Certifikatë digjitale evropiane të vaksinimit, ose
  2. Certifikatë digjitale të rikuperimit nga Covid-19, ose
  3. Certifikatë digjitale për testimin e kryer ose një dokument i ngjashëm ose përgjigjen negative të një testi.

Qytetarët, të cilët nuk paraqesin një nga dokumentet e mësipërme, lejohen të hyjnë në Bullgari dhe i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore. Qytetari i karantinuar mund të kryejë një testim dhe në rast përgjigje negative, do të lejohet të dalë nga karantina. Gjithashtu, qytetarët, të cilët nuk paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen në vend, kur është e mundur mund t`i nënshtrohen testimit të shpejtë nga autoritetet e kontrollit kufitar.

Lejohen të hyjnë në territorin e Bullgarisë pa pasur nevojë të paraqesin një nga dokumentet e mësipërme, subjektet e mëposhtme:

  1. Shoferët dhe stjuardët e autobusëve të angazhuar me transportin ndërkombëtar të pasagjerëve;
  2. Drejtuesit e kamionëve të transportit ndërkombëtar të mallrave;
  3. Anëtarët e ekuipazheve të anijeve dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e anijeve të cilat, me hyrjen në territorin e Bullgarisë do të kryejë detyra zyrtare;
  4. Anëtarët e ekuipazhit të një avioni, që kryen fluturime nga dhe drejt aeroporteve për përdorim publik në territorin e Bullgarisë dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e avionëve;
  5. Punënjësit kufitar (personat, që jetojnë në Bullgari dhe që udhëtojnë çdo ditë ose të paktën një herë në javë në një shtet anëtar të BE-së, Turqisë, Serbisë ose Maqedonisë së Veriut, me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie si i punësuar ose i vetëpunësuar, si dhe persona, të cilët jetojnë në këto vende dhe udhëtojnë çdo ditë ose të paktën një herë në javë në Bullgari me qëllim ushtrimin e veprimtarisë si i punësuar ose si i vetëpunësuar);
  6. Nxënësit, studentët dhe doktorantët, të cilët jetojnë në Greqi, Turqi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Rumani dhe udhëtojnë në Bullgari për qëllime trajnimi, vërtetuar me një dokument përkatës nga institucioni arsimor, si dhe nxënësit, studentët dhe doktorantët që jetojnë në Bullgari dhe udhëtimi në Greqi, Turqi, Serbi, Maqedonie e Veriut dhe Rumani kryhet për qëllim trajnimi, vërtetuar me dokument nga institucioni arsimor përkatës;
  7. Personat, të cilët kalojnë tranzit nëpër territorin e Bullgarisë, në rastet kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori i vendit;
  8. Fëmijët deri në moshën 12 vjeç.

Hyrja në territorin e Bullgarisë do të bëhet vetëm përmes pikave kufitare të: aeroportit të Burgasit, aeroportit të Varnas, aeroportit të Sofjes (Terminal 1 dhe 2), portit të Burgasit, portit të Varnas, pikës kufitare Vidin, Vrashka Chuka, Durankulak, Gyueshevo, Zlatarevo; Ilinden, Kalotina; Kapiten Andreevo, Kapiten Petko Voivoda, Kulata, Lesovo, Makaza, Malko Tërnovo, Oltomantsi, Oryahovo, Ruse, Stanke Lisichkovo, Somovit-Nikopol dhe Strezimirovtsi.

Source

Stay Connected
255FansLike
473FollowersFollow
Must Read
Related News